Moderatorja e “Bar Sport Skedina” në “Super Sport” ka folur për herë të parë në lidhje me Xherdan Shaqirin.
Ajo ka qenë e ftuar në “Zonë e Lirë”, ku është pyetur gjerë e gjatë rreth jetës së saj, ndërsa ka treguar edhe të vërtetën e “lidhjes” me lojtarin kosovar që luan për Zvicrën dhe për skuadrën angleze të Stoke City.
Në “Zonë e Lirë” ajo ka mohuar çdo lloj spekulimi për një lidhje të mundshme mes saj dhe lojtarit, ndërsa pranon se ka qenë një intervistë pune dhe një darkë mes lojtarit, Ildës dhe stafit të “Digitalb”.
“Digitalb bëri një dokumentar për Xherdan Shaqirin dhe kjo ishte e gjitha. Në darkë me Shaqirin kemi qenë i gjithë stafi, dhe darkën e ka paguar ‘Digitalb’”, ka deklaruar Bejleri.