Ilir Avdyli i bashkohet Kosovës për miqësoren kundër Norvegjisë

Prishtinë | 31 Maj 2024 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Llapit, Ilir Avdyli, është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda dhe tashmë iu ka bashkuar ekipit të Kosovës në grumbullimin për miqësoren e ardhshme kundër Norvegjisë.

Avdyli, i cili ka treguar paraqitje shumë të mira në kampionatin vendor, do të jetë pjesë e ekipit kombëtar për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, që do të zhvillohet më 5 qershor.

Kjo pasi Arijanet Muric është në dyshim për shkak të gjendjes shëndetësore.

Të ngjashme