Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar me shumë keqardhje për ndarjen nga jeta të aktores së mirënjohur dhe të talentuar, Edi Luarasi, një prej ikonave të filmit dhe skenës shqiptare, shkruan EkonomiaOnline.
Vetëm pak muaj më parë Meta e vlerësoi me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”.
“Sfidoi diktaturën për të triumfuar si dëshmitare e padrejtësive absurde të regjimit të kaluar. Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe komunitetit të artistëve, lutem të prehet në paqen e merituar”, shkruan Meta në Facebook.
Sipas tij, Edi Luarasi, do të mbetet një figurë frymëzuese për artistët e rinj, veçanërisht për vajzat dhe gratë, si shembull i kurajës qytetare, lirisë, vlerave dhe dinjitetit njerëzor.