Ilir Meta: Kosova si shtet i lirë dhe i pavarur është realitet i pakthyeshëm

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se nëntë vite më parë, pretendimit serb mbi paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha fundin e merituar, duke njohur aktin e shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Sipas tij, ky vendim historik ishte njëkohësisht njohje dhe vlerësim ndaj sakrificave sublime të të gjithë atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik dhe nuk bënë asnjë kompromis me të drejtën e patjetërsueshme të qytetarëve të Kosovës, për të jetuar të lirë dhe në paqe si të gjithë europianët e tjerë.

“Ishte kënaqësi për mua ta përjetoja këtë moment historik si Ministër i Jashtëm, asokohe i një qeverie që bëri më të mirën për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës”.

“Kosova si shtet i lirë dhe i pavarur është realitet i pakthyeshëm që ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tonë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Meta në Facebook

Nëntë vite më parë, pretendimit serb mbi paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës🇽🇰, Gjykata Ndërkombëtare e…

Gepostet von Ilir Meta am Montag, 22. Juli 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme