Ka nisur takimi i presidentit të Shqipërisë Ilir Meta me ish-presidentin Sali Berisha.
Këto takime të thirrura nga presidenti Meta vijnë në kuadër të krizës politike në të cilën ndodhet Shqipëria.
Meta do të takohet po sot në ora 17:30 me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të angazhuara me monitorimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi.
Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të Fondacionit Shoqëria e Hapur SOROS, shkruan Top Channel.