Vëllai i Madh i ka vënë banorët para një sfide mjaft interesante.
Improvizimi i disa skenave nga tre filma të vjetër shqiptarë, është prova e radhës për banorët e BBV.
Arjola dhe Iliri zgjodhën të risjellin një pjesë nga filmi “Edhe kështu, edhe ashtu”. Derisap ër ta realizuar sa më mirë, artistët realizuan dhe puthjen në buzë.
Kjo u komentua kudo në rrjetet sociale duke pasë parasysh se Iliri është i martuar e Arjola nënë e tre fëmijëve.
Edhe në emisionin “Shqipëria Live” u komentuar goxha shumë kjo pjesë e puthjes së banorëve të BBV.
Madje e ftuar speciale në emision ishte gruaja e Ilirit, Oni Pustina e cila dha opinionin e saj në lidhje me këtë temë.
Ajo tregoi se e kishte marrë me shumë pozitivitet dhe qetësi këtë gjë sepse ishte vetëm një lojë që zgjati vetëm pak.
“Ishte rol dhe njerëzit duhet ta marrin me më sportivitet pjesën e roleve që bëjnë aktrim është puthje për momentin. Kam parë edhe një koment të një blogeri se di nëse mund ta them emrin Olti Curri, që kush do vijë tani që u puth me Arjolën. Nuk besoj të vijë njeri ose të ndodhi ndonjë gjë sepse ishte vetëm një aktrim”, tha Oni bashkëshortja e Ilirit.