Komunës së Vushtrrisë i është shtuar një drejtor i ri.
Bëhet fjalë departamentin e Prokurorimit Publik, të cilin do t’a udhëheq Ilmi Azemi.
Kryetari i kësaj komune, ferit Idrizi ka thënë se Azemi është ekonomist i diplomuar.
Postimi i plotë:
Sot, kam emëruar Ilmi Azemin drejtor për Prokurim Publik.
Ilmiu është ekonomist i diplomuar në drejtimin Kontabilitet dhe Financa në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Për disa mandate ka mbajtur pozitën e këshilltarit komunal në Komunën e Vushtrrisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, nga ku ka kontribuar në zhvillimin e komunitetit të tij në nivel lokal, ndërsa për një periudhë ka ushtruar edhe pozitën e drejtorit menaxhues të “Ushqimi” Sh.A në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe pozitën e drejtorit të Kompanisë “Korabi” Sh.P.K.
Urime drejtor, na priftë e mbara!