Imami nga Drenasi feston Pashkët në Gjakovë

Gjakovë | 17 Pri 2017 | 10:52 | Nga

Imami nga Drenasi, Mulla Osman Musliu ua ka uruar Pashkët të gjithë shqiptarëve të besimit krishterë.

“Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem).(Kur’an). Andaj të gjithë shqiptarve të besimit krishter urime Pashkët!”, ka shkruar Musliu.

Për festimin e Pashkëve Hoxha nga Drenasi ishte i ftuar në një familje të Gjakovës, të Marjan Ndoja ku kjo tregon më së miri tolerance fetare në Kosovë.

“Sot patem në vizitë për festën e Pashkëve Imamin Osman Musliu me shokë. Nuk ka vlerë me të madhe se sa te kremtojmë së bashku me komunitetet tjera fetare, këtu dua t’i referohem thënies se at Gjergj Fishtes i cili me se miri e përshkruan tolerancen fetare tek Shqiparet ” vërtetë ne kemi bajram e pashkë por shqiptarinë e kemi bashkë”. Prandaj, falenderojë nga zemra mysafirët nga Drenica”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme