Imeri: Keshi po ndikon në rritjen e nivelit të informalitetit

Prishtinë | 30 Dhj 2017 | 09:27 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një ndër problemet më të cilat përballet Administratat Tatimore e Kosovës (ATK) është informaliteti. Luftimi i ekonomisë joformale sipas kreut të ATK-së, Sakip Imerit është përgjegjësi e të gjitha institucioneve, raporton Ekonomia Online.

“Ekonomia joformale është kategori shumë komplekse nuk është vetëm përgjegjësi e Administratës Tatimore është përgjegjësi institucionale e përgjithshme këtu ka edhe zbrastirë ligjore që e bën prezencën  e ekonomisë joformale të jetë në nivelin e lartë”, sqaroi Imeri.

Sipas Imerit, pagesat me para të gatshme e të punësuarve është një ndër faktorët që po ndikon në nivelin e lartë të ekonomisë joformale në Kosovë.

“Pastaj është edhe pjesa tjetër e cila gjithashtu është zbrastirë ligjore, pagesat e pagave të të punësuarve me para të gatshme do me thënë prezenca e keshit në Kosovë është edhe një prej faktorëve që ndikon në prezencën e madhe të ekonomisë joformale”, u shpreh ai.

Paraja elektronike apo ndryshe e quajtur edhe Bitcoin sipas Imerit do të jetë i vështirë për tu funksionalizuar në Kosovë, pasi siç tha si është një proces i ri jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e tjera.

“Çdo aktivitet i ri biznesor ka edhe përparësitë e veta edhe rreziqet, sigurisht rriksu për Admistratën Tatimore është se nuk jemi shumë të familjarizuar me këtë proces të parasë virtuale Por paraja virtuale e njohur tash si Bitcoin janë aktivitete që nuk janë fillestarë vetëm në Kosovë por janë shumë të panjohura për të gjitha shtetet”, tha Imeri.

Një projekt i cilësuar ambicioz është ai i bashkimit të administratës edhe me Doganat. Një bashkëdyzim i tillë sipas drejtorit të ATK-së, do të këtë përfitime të mëdha.

“…për të gjithë tatimpaguesit do të jetë një qendër në të cilën mund të adresohen kërkesat e tyre”, tha ai.

 

Të ngjashme