Në Qendrën Klninike Universitare është inaguruar Njësia e Mjekimit Intensiv, e cila është rinovuar, pajisur me pajisje mjekësore me financim nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
Në inagurimin e kësaj njësie përveç ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, ishte e pranishme edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kilic.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se kjo njësi tanimë është moderne.
Ismaili bëri të ditur se i gjithë investimi kap shifrën 2 milionë euro. Sipas ministrit, për dallim nga njësia paraprake që ka pasur vetëm 14 shtretër, kjo tani ka 27 shtretër, raporton Ekonomia Online.
“Është mjaft moderne. Si asnjëherë më parë do të ofrohen shërbime shumë kualitative. Dy milionë euro, 27 shtetër e më parë kemi pasur vetëm 14. Falënderoj Qeverinë turke edhe TIKA-n. Është ditë e madhe, qoftë për miqësinë, por mbi të gjitha, për pacientët tanë”.
Zv.kryetari i TIKA-s, Birol Çetin, pas këtij investimi paralajmëroi edhe një bashkëpunim me ministrin përmes të cilit parashihet trajnimi i stafit mjekësor nga ekspertët turq.
Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç, tha se shpreson që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje në fushën e shëndetësisë, raporton EO.
“Ne shpresojmë se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushën e shëndetësisë. Ne nuk e shohim këtë si donacion, kjo ëshhtë një ndarje shumë e natyrshme mes miqve, vëllëzërve”.