Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vllahutin ka vizituar Shishtavecin në Kukës. Ajo është pritur nga kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, ndërsa kanë inauguruar edhe rrugën që lidh zonën e Kukësit me Kosovën, përmes pikës së kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë.
Vllahutin iu apeloi banorëve vendas që të mos largohen nga ky vend, sipas saj, i mrekullueshëm, ndërsa me rëndësi cilësoi ndërtimin e rrugës dhe hapjen e aeroportit të Kukësit. Për këtë të fundit, Vllahutin tha se delegacioni i BE në Tiranë ka biseduar me kryeministrin Edi Rama.
Mos u shpërngulni nga ky vend i mrekullueshëm. Nuk duhet të ndërtohen HEC-e në këtë vend të bukur. Gjendja e amortizuar dhe mosmirëmbajtja e rrugës Kukës-Shishtavec. Kërkohet mirëmbajtje e rrugës. Për hapjen e aeroportin ka lobuar edhe zyra e BE. Kam biseduar me qeverisjen qendrore dhe kryeministrin Rama, me hapjen e aeroportit do të ketë zhvillim të Kukësit.