Katër persona kanë pësuar lëndime trupore pas një incidenti mes disa të rinjve ku janë përdorur thika që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën “Metë Berisha” në Pejë.
Dy nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.
Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku kanë arritur të arrestojnë tre persona të dyshuar.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit tre të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor.