Tre persona në gjendje të rëndë në spitalin e traumës në Tiranë

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Tre persona në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhen në spitalin e traumës në Tiranë. Drejtori i spitalit konfirmoi se të plagosurit ndodhen në kujdes intesiv, por theksoi se nuk mund të konfirmohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Personat e plagosur i kanë marrë dëmtimet në kokë dhe në gjymtyrë. Njëri prej tyre është nga Durrësi, ndërsa dy të tjerët nga Tirana.

Mbi 300 qytetarë kanë marrë mjekim në spitalet e vendit pas tërmetit me magnitutë 6.3 që goditi vendin në orët e para të mëngjesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme