Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është gjendur në pozitë të palakmueshme, kur gjatë konferencës që po mbante, disa serbë e kanë ndërprerë, duke i kërkuar mbrojtje nga mafia që operon në atë pjesë
Gjatë konferencës që presidenti serb Aleksadar Vuçiq e ka mbajtur pas takimit me liderët e serbëve në Kosovë ka ndodhur një incident i papritur, raporton Klan Kosova.
Disa serbë e kanë ndërprerë atë teksa fliste, duke i kërkuar që të bëjë atë që është në fuqinë e tij për t’i mbrojtur nga mafia, që siç kanë thënë ata kontrollon atë pjesë.