Incident në parlamentin britanik, arrestohen gjashtë protestues

Prishtinë | 03 Sht 2022 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Londrës pasi anëtarët e lëvizjes klimatike “Extinction Rebellion” sulmuan parlamentin britanik.

Katër protestues që ishin në Dhomë u morën dhe u arrestuan, karrigia e kryetarit nuk u dëmtua, sipas reuters.

U arrestuan edhe dy të tjerët, njëri që u ngjit në skelat përpara parlamentit dhe tjetri që ishte në trotuarin brenda ambienteve të parlamentit.

Para kësaj, grupi i klimës publikoi një foto të pesë personave që mbanin pankarta në sallë me mbishkrimet “Le të vendosë populli” dhe “Kuvendi Civil – tani”.

Grupi ka varur gjithashtu një pankartë të madhe me të njëjtat mesazhe në skelat e ngritura rreth ndërtesës së parlamentit për shkak të punimeve dhe protestuesit gjithashtu u mbyllën me dry në portën jashtë godinës.

Parlamenti britanik nuk ishte në seancë për një kohë. Disa pjesë të parlamentit zakonisht janë të hapura për publikun, por qasja në sallat e mbledhjeve është e ndaluar.

Grupi Extinction Rebellion proteston kryesisht ndaj ndryshimeve klimatike. 

Të ngjashme