Incidentet në Veri dhe mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve, deklarohet Presidenca

Prishtinë | 07 Dhj 2022 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Presidenca e Kosovës ka thënë se institucionet e Kosovës vlerësojnë nëse duhet të shtyhet data e zgjedhjeve në veri të vendit.

Këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina, ka thënë se nëse vjen ndonjë kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve, Presidentja Osmani do t`i ftojë subjektet politike për konsultime dhe më pas do ta marrë vendimin.

“Vlerësimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve i takon institucioneve të Republikës së Kosovës në bazë të kritereve specifike. Sipas praktikës së deritanishme, Presidenca mund të vihet në veprim vetëm pas vlerësimit të tillë nga institucionet kompetente të sigurisë dhe pranimit të kërkesës për shtyrjen e zgjedhjeve nga KQZ-ja. Presidenca është në kontakt të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe nëse vjen një kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve, sipas praktikave të Komisionit të Venedikut, Presidentja Osmani do t`i ftojë subjektet politike për konsultime dhe më pas do ta marrë vendimin”, ka thënë Kupina.

Të ngjashme