Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH-GIZ përmes grantit të financuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, ka organizuar konferencën “Lokalizimi i Agjendës 2030 – Sfidat dhe mundësitë për përmbushjen e 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, raporton Ekonomia Online.
Adoptimi i Rezolutës për Miratimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ) – Agjenda 2030 në Kosovë nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas INDEP-it ka hapur rrugën për krijimin e mekanizmit ndërinstitucional për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Drejtori ekzekutiv i INDEP-it, Burim Ejupi, tha se edhe pse Kosova nuk është pjesë e OKB-së, asaj nuk ia ndalon askush të bëjnë një agjendë të ngjashme siç është Agjenda 2030.
“Ideja jonë si INDEP që nga fillimi ynë ka qenë zhvillimi i qëndrueshëm. Ne kemi rekomanduar tek aktorët kryesor në Kosovë që të jetë bazë zhvillimi i qëndrueshëm. Por ne më vonë kemi pa se më lehtë është me bashkëpunuar me nivelin lokal se sa atë qendror. Kosova nuk është pjesë e OKB-së, edhe pse s’jemi anëtare e OKB-së neve nuk na ndalon askush ta bëjmë një agjendë të ngjashme si Agjenda 2030”, tha Ejupi
Ndërsa koordinatorja për zhvillim e OKB-së, Ulirika Richardson, tha se Kosova është duke e zhvilluar një fond të OZhQ-së dhe kjo do mundësojë implementimin e OZhQ-së e sidomos në nivel lokal.
“Kjo është një iniciativë shumë e mirë pasi e dimë që zhvillimet e qëndrueshme i përkasin anëtarëve të shtetit, shoqërive dhe çdo njërit. Në Kosovë 2 mijë të mirë kanë kontribuuar në dizajnin e OZhQ-ve. OZhQ dhe fakti që GIZ-i po e mbështet këtë iniciativë tregon që kjo i përket të gjithave”.
“Kosova ka bërë një hap të madh drejtë kësaj pasi ka kaluar një rezolutë në Kuvend lidhur me OZhQ-të, andaj kjo tregon përkushtimin e Kosovës në këtë rrugë. Kosova është duke e zhvilluar një fond të OZhQ-së dhe kjo do mundësojë implementimin e OZhQ-së e sidomos në nivel lokal”.
“Çfarë nuk dëshirojmë që të ndodhë është që Kosova të punojë bashkë me dy grupe të prioriteteve. Ekzistojnë disa komuna të shkëlqyera që po e vendosin si prioritet OZhQ-në në agjendën e tyre si Deçani”, tha Richardson.
Ndërsa drejtori i GIZ-it në Kosovë, David Oberhuber, tha se OZhQ-ja nuk është përkushtim vetëm për shtetet që janë në zhvillim, por për gjithë globin.
“Puna jonë është që të fusim këtë strukturën ndërkombëtarë dhe Kosova nuk është shteti i vetëm që po punon me këtë skemë. Jemi në kohë kur marrëveshjet ndërkombëtare nuk po zbatohen edhe aq por OZhQ-të janë qëllim i përkufizimit të pranuar ndërkombëtarë i lidhur me qëndrueshmërinë”.
“OZhQ-ja nuk është një përkushtim vetëm për shtet në zhvillim por është një përkushtim global”, tha Oberhuber.
Këto dokumente do të shërbejnë si mjet udhëzues për këto komuna si dhe komunat tjera që të angazhohen për planifikimin e zhvillimin e politikave në përputhje me Agjendën 2030.
Ndërsa, në të njëjtën kohë, do të ofrojë një pasqyrë të përditësuar mbi progresin e shënuar në Kosovë karshi Agjendës 2030.