Grupet konservatore indiane janë ngritur në protestë kundër qeverisë së shtetit jugor Kerala, këta protestues kundërshtojnë veprimin e shtetit të tyre që ka lejuar dy gra të hyjnë në tempullin hindu në kodrën Sabarimala.
Rreth 400 protestues, duke përfshirë edhe disa gra, dolën në rrugët e Koçit, kryeqytetit tregtar të Keralas, në mëngjesin e hershëm, të mbështetur nga zyrtarët e partisë nacionaliste Bharatiya Janata (BJP) të kryeministrit Narendra Modi dhe Rashtriya Swayamsevak Sangh (RSS).
Gjykata e Lartë e Indisë në shtator urdhëroi largimin e vendimit të këtij tempulli i cili thotë se gratë të cilat kanë menstruacione nuk duhet të hynë aty, sipas rregullit të këtij tempulli aty lejohen të hyjnë gratë të cilat më nuk kanë menstruacione.
Kështu në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, dy gra të shoqëruara nga policia janë futur në tempull nga një portë anësore.
Teksa disa persona të tjerë nuk e kana pranuar vendimin e gjykatës, ata kanë dal para tempullit duke rezistuar që këto gra të mos hyjnë aty.
Protestat kundër grave që hynin në tempull shpërthyen shpejt. Njëri nga policët i cili e ishte me njërën grua u sulmua nga pesë protestues në një nga rrethet pranë Koçit të mërkurën, tha policia, ndërsa një protestues vdiq gjatë një incidenti të goditur nga guri në një lagje jugore të shtetit.