Të paktën 13 fëmijë kanë vdekur, pasi furgoni i shkollës, me të cilin po udhëtonin u godit nga një tren në veri të Indisë, thonë zyrtarët.
Aksidenti ndodhi në afërsi të qytetit Kushinagar, në shtetin Uttar Pradesh, teksa fëmijët po shkonin në shkollë.
“Shumica e viktimave, që ishin nën moshën dhjetëvjeçare, kanë vdekur në vend”, tha zëdhënësi i policisë Gopal Pandey. Ndërkaq, katër fëmijë, që pësuan lëndime, u dërguan në spital për trajtim.
Autoritetet njoftuan se edhe shoferi i furgonit është në mesin e të plagosurve. Zyrtarët indianë e fajësojnë shoferin për këtë aksident.
“Na kanë treguar se shoferi i furgonit ka pasur ndëgjuese në vesh kur po drejtonte mjetin”, tha zyrtari Yogi Adiyanath.
“Ky është një rast i pastër i neglizhencës”, tha tutje ai.
Kryeministri i Indeisë, Narenda Modi dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët e viktimave. Ndërkaq, autoritetet kanë ndarë 6 mijë dollarë si konpensim për familjarët e viktimave.