India përsëri shënon rekord botëror të rasteve me Covid-19

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

India përsëri shënoi rekord botëror të numrit ditor të rasteve me Covid-19, pasi regjistroi 346.786 infektime të reja në 24 orët e fundit.

Kjo shifër e ngarkon edhe më shumë sistemin shëndetësor, që edhe ashtu është pranë kolapsit në shtetit e dytë më të madh në botë për numër popullsie.

Përpos rekordit të personave të infektuar, gjatë kësaj periudhe India regjistroi edhe rekord të viktimave, duke shënuar 2.624 të vdekur për një ditë, raporton Reuters.

Zyrtarët në pjesët veriore dhe perëndimore të Indisë, përfshirë kryeqytetin New Delhi, paralajmëruan se shumica e spitaleve janë plot me pacientë dhe po mbeten pa oksigjen.Reklamë

Vetëm tri ditë më parë, 22 pacientë me Covid-19 vdiqën në një spital publik në Maharashtra, kur bombolat e oksigjenit mbeten bosh për shkak të një rrjedhjeje. Më 26 mars, nga një zjarr në një spital të Mumbait vdiqën së paku nëntë pacientë me Covid-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme