India po përgatit një paketë stimuluese prej 20 miliardë dollarësh për të përballuar pasojat e Coronavirusit

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

India pritet të miratojë një paketë stimulimi ekonomik prej më shumë se 19.6 miliardë dollarë për të luftuar një rënie në vendin që aktualisht është mbyllur për të frenuar përhapjen e Coronavirusit.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, qeveria indiane ende nuk e ka finalizuar paketën dhe diskutimet janë duke vazhduar midis zyrës së kryeministrit Narendra Modi, Ministrisë së Financave dhe Bankës së Indisë.

Plani i stimulimit do të jetë 2.3 trilionë rupi, por numrat përfundimtar janë në diskutim. Paketa pritet të shpallet deri në fund të javës.

Të martën, India ka filluar ta aplikojë bllokadën më të madhe botërore të shëndetësisë, e cila do të zgjasë 21 ditë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme