India shënon rekord të rasteve ditore me Coronavirus

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

India ka shënuar rekord botëror të rasteve të reja me koronavirus për 24 orë. Të premten, aty janë regjistruar 96,551 raste duke e çuar totalin në 4.5 milionë, sipas të dhënave zyrtare.

Infektimet në Indi po rriten më shpejtë se çdokund tjetër në botë, raporton The Guardian.

Numri i të vdekurve mbetet më i vogël, por prapë shihet rritje tyre, me më shumë se një mijë të vdekur në çdo ditë në dhjetë ditët e fundit.

Të enjten, 1,209 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa totali është 76,271.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme