India shënon rekord të rasteve ditore me Coronavirus

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

India po vazhdon të ketë rritje dramatike të numrit të rasteve me koronavirus.

Sipas Woldmeter, India ka shënuar numrin rekord të infektimeve, rreth 8 mijë raste të reja dhe 221 vdekje brenda 24 orëve. Kjo ka çuar numrin në 190.791 raste, disa mijëra raste më pak se Italia e cila u konsiderua ndër vendet më të prekura nga koronavirusi.

India tash është vendi i shtatë me më së shumti të infektuar në botë, dhe i katërti për nga numri i rasteve aktive. Numri i të vdekurve ka arritur në 5.0408. Disa ministra në Indi kanë hyrë në vetizolim pasi janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, shkruan Business Standard.

Përfshirë të gjitha vendet, Maharashtra ka numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus, 67.655 raste e përcjellë nga Tamil Nadu 22.333 raste dhe Delhi me 19.844 raste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme