India synon të prodhojë më shumë vaksina kundër Covid-19

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka thënë se do të prodhojnë më shumë vaksina kundër Covid-19, derisa njëra nga to tashmë po shpërndahet në shumë shtete.

“Deri tash, vetëm dy vaksina të prodhuara në Indi janë paraqitur, por në të ardhmen më shumë vaksina do të prodhohen”, ka thënë ai.

India që është një nga vendet më të mëdha prodhuese të ilaçeve, po prodhon dy vaksina – COVISHIELD, e licencuar nga Universiteti dhe Oksfordit dhe AstraZeneca, dhe COVAXIN, shkruan Reuters.

Modi ka thënë se do të forcojë ekonominë e vendit duke mbështetur kompanitë që duan të investojnë në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme