Indonezia angazhon ushtrinë kundër “pushtimit” të majmunëve

Prishtinë | 04 Gus 2017 | 16:57 | Nga

Indonezia ka angazhuar ushtrinë dhe policinë kundër majmunëve që plaçkisin shtëpitë dhe arat e banorëve në këtë vend.

Sipas gazetës “Jakarta Post”, transmeton AA, javëve të fundit majmunët kanë invaduar shtëpitë dhe arat në disa vendbanime në rajonin Boyolali në provincën Java Qendrore të Indonezisë.

Autoritetet e vendit kanë vendosur të intervenojnë pas dështimit të përpjekjes së banorëve për të mbrojtur me shkopinj kundër majmunëve, të cilët kanë filluar të plaçkisin arat dhe shtëpitë dhe madje edhe të sulmojnë njerëzit, ka njoftuar gazeta.

Sipas gazetës, në luftën kundër majmunëve janë angazhuar mbi 100 persona që do të shërbejnë për kohë të shkurtër, në mesin e të cilëve ndodhen ushtarë, policë dhe gjuetarë. Siç thuhet, qëllimi i ekipit do të jetë të mbrojë kulturat bujqësore dhe njerëzit dhe dëbimi i majmunëve nga rajoni me armë jovdekjeprurëse.

Në ndërkohë, theksohet se deri më tani nga majmunët janë sulmuar 13 persona, kryesisht fëmijë dhe pleq.

Banorët e rajonit shprehen se sulmet e majmunëve përsëriten gjatë çdo sezoni të thatësirës dhe se në fakt problemi qëndron të dëmtimi i habitateve natyrore.

Indonesia's mischievious macaques

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme