Indonezia ka ndaluar përkohësisht përdorimin e të gjitha shurupeve mjekësore pasi vdekja e 99 fëmijëve këtë vit është e lidhur me përdorimin e tyre, njoftoi sot ministri indonezian i Shëndetësisë, Budi Gunadi Sadikin.
Ai tha se disa shurupe të përdorura nga fëmijët me sëmundje akute të veshkave, kryesisht nën moshën pesë vjeç, dyshohet se kanë shkaktuar vdekjen e 99 fëmijëve, raportoi BBC.
“Medikamenti përmbante “etilen glikol” dhe “dietilen glikol”, që duhet të ishin në një sasi shumë të vogël”, tha Sadikin.
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një paralajmërim global këtë muaj se katër lloje shurupi të kollës të prodhuara në Indi janë lidhur me vdekjen e më shumë se 70 fëmijëve në Gambia.