Industria me shoqatat e Turizmit në partneritet me Akademinë e Turizmit në UBT

Prishtinë | 04 Mar 2024 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Stafi akademik Dr.sc.Sali Krasniqi, Dr.sc.Fatmire Shala Dreshaj dhe Dr.sc.Kushtrim Dreshaj të Fakultetit të Turizmit në UBT i cili është në proces të akreditimit nga Agjencia e Kosovës për Akreditim zhvilloi takim koordinues me Industritë dhe shoqatat e Turizmit.
Aty u panë nga afër shqetësimet dhe kërkesat e tyre për ekspert të diplomuar në fushën e Turizmit.
Takimi u zhvillua më Presidentin e Hotel MAGRA AUSTRIA dhe kryetar i Shoqatës se Promovimit të Turizmit Malor Skender Thaqi.
Thaçi e mirëpriti shumë mire nismën nga Kolegji UBT për të hapur Fakultetin e Turizmit dhe uroj që të bëhet akreditimi nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.
Potencoi se industria e Turizmit vuan për burimet njerëzore dhe ekspertet e fushës se Turizmit .
Në fund ai ofroi bashkëpunim për studentet e ardhshëm të Fakultetit të Turizmit për punë praktike dhe hulumtimet gjatë studimeve 3 vjeçare.

Të ngjashme