Infantino mbështet Kosovën

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantinon gjatë punimeve të Kongresit të FIFA-s që po mbahet në Doha të Katarit.

Ademi tha se Infantino ia shprehu përkrahjen dhe respektin për Federatën e Futbollit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Gjatë punimeve të Kongresit të FIFA-s në Doha pata kënaqësinë ta takoj presidentin Gianni Infantino, i cili gjithmonë ka vlerësime maksimale për FFK-në dhe futbollin e Kosovës në tërësi. Ai edhe një herë ma shprehu respektin dhe përkrahjen e tij dhe të institucionit që drejton, derisa u zotuam që raportet tona të vazhdojnë të jenë të tilla edhe në të ardhmen”, shkroi Ademi.

Tutje, ai tregoi se pati edhe disa takime tjera.

“Po ashtu, gjatë qëndrimit në Doha takova edhe sekretaren e përgjithshme të FIFA-s, Fatma Samoura, me të cilën diskutuam rreth realizimit të projekteve të ndryshme në të ardhmen me mbështetjen e FIFA-s.Takime të frytshme pata edhe me presidenten e Federatës së Futbollit të Anglisë, Debbie Hewitt dhe kreun e Federatës turke, Nihat Ozdemir, si dhe me homologë nga federatat tjera”, shkroi në fund i pari i FFK-së.

Të ngjashme