Infektohen me Coronavirus 123 të burgosur në Filipine

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët filipinas kanë thënë se 123 të burgosur janë infektuar me coronavirus në një burg. Aktivistët janë të shqetësuar se virusi mund të përhapet për shkak se ky shtet dallohet me mbingarkesën e burgjeve.

Kryetari i qytetit Cebu tha se një ndërtesë e re brenda burgut, e cila ka kapacitet për 3 mijë persona, do të përdoret si vend për izolimin e  të infektuarve. Numri i të burgosurve të infektuar përbën 40 për qind të të gjithë të infektuarve në qytetin e dytë më të madh të këtij shteti.

Nuk janë dhënë hollësi për burimin e mundshëm të përhapjes. Tetëmbëdhjetë të infektuar janë shënuar në në Quezon, në mesin e të cilëve ishin nëntë anëtarë të stafit. Mediet lokale kanë raportuar për raste të infektimeve edhe në vende të tjera.

Grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, ka bërë thirrje që të burgosurit e dënuar për shkelje të lehta ose ata që kanë probleme shëndetësore të lirohen në mënyër që të krijohen më shumë hapësira nëpër burgje.

Ndërkohë aktivistët në mbarë botën u kanë bërë thirrje qeverive që t’i lirojnë të burgosurit politikë në kohën e pandemisë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Të ngjashme