Infektologu Hamdi Ramadani, vlerëson se pandemia COVID-19 do të përfundoj këtë vit. Por, sipas tij, virusi nuk do të zhduket asnjëherë.
Ramadani thotë se prania e virusit do të jetë sikur gripat e tjerë dhe se me imunizim mund të kontrollohet situata.
“Pandemia COVID-19 do të përfundojë këtë vit, por nuk do të zhduket kurr koronavirusi, mirëpo ai mund të paraqet epidemi sikur gripi dhe me imunizim të drejt mund të kontrollohet edhe në vendin tonë me vaksinim antiCOVID”, deklaron ai.
Sa i përket vendeve që kanë liruar të gjitha masat antiCOVID, ai thotë se ato janë bazuar në bazë të vaksinimit me përqindje të lartë.
“Shumë vende kanë liruar masa antiCOVID-19, por se janë bazuar në bazë të vaksinimit me përqindje të lartë si Suedia, Danimarka e shumë vende të tjera. Aty me dy doza imunizim është edhe mbi 80 % ose 90 % të njerëzve të moshës së planifikuar. Vendi ynë e ka këtë situatë akoma në shkallë të lart të vaksinimit andaj masat janë ende kufizuese edhe për sa kohë”, thotë ai.
Tutje, ai shton se në situaten aktuale vendi duhet të ketë kujdes të madh në mbikqyrjen epidemiologjike. Sipas tij, duhet të miratohet vaksinimi edhe i moshave 5-11 vjeç.
“Në këtë situatë duhet me kujdes të madh të mbikqyret situate epidemiologjike. Duhet të miratohet vaksinimi i shtuar dhe i moshave 5 vjeç deri 11 dhe duhet siguruar medikamente të përparuara për trajtim të pacientave me covid-19 me forma të rënda”, deklaron ai për Blic.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 8 viktima nga COVID-19.
Ndërkohë që 754 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.