Shoqata e Mamive të Kosovës dhe Shoqata e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës sot kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Infermierëve të Shqipërisë.
Marrëveshja arrihet me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të profesionistëve shëndetësorë mamive dhe infermierëve përmes aktiviteteve të përbashkëta për edukim të vazhdueshëm profesional, njofton Klan Kosova.