Influencuesja braziliane, Juju Vieira, ka përjetuar një përvojë të pakëndshme gjatë një vizite të fundit në Vatikan.
Ajo kishte veshur një fustan të ngushtë, të shkurtër, me pjesën e shpinës të hapur dhe çizme të gjata, për ta vizituar Vatikanin.
Nuk kaloi shumë kohë dhe sigurimi i kërkoi të largohej nga vendi i shenjtë, sepse ajo nuk ishte e veshur siç duhet.
“Mu afrua një zotëri që punonte atje dhe më tha se ishte një vend lutjeje dhe se nuk isha veshur siç duhet dhe më pas më ‘përzuri’ nga Vatikani”, ka treguar ajo në një video të publikuar në rrjetet sociale duke shtuar se ishte ndier e poshtëruar.
“U turpërova sepse kishte njerëz të tjerë aty pranë që mund të dëgjonin gjithçka”, ka thënë tutje.
Ndryshe, Vatikani ka një kod të rreptë veshjeje për vizitorët meshkuj dhe femra, ndërsa supet dhe gjunjët duhet të jenë gjithmonë të mbuluar.
“Unë as që e dija se kishte rregulla. Një njeri i arsyeshëm nuk e viziton Vatikanin me rroba klubi. Shkova me rroba të rehatshme, me të cilat ndihem mirë në shëtitjet e gjata. Rehatia ishte shqetësimi im i vetëm”, ka theksuar Juju.
Disa përdorues të rrjeteve sociale i kanë dalë në mbrojtje duke pretenduar se nuk shihnin asnjë problem në rrobat e saj, ndërsa të tjerë i thanë se e kuptonin veprimin e rojës.