Informonte trafikantët, në pranga polici i Delvinës

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 18:02 | Nga

Një efektiv i Policisë së Shtetit me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Delvinës ka përfunduar në prangat e kolegëve të tij.

Nën/Komisari Shpëtim Kripa, 32 vjeç, u ndalua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, që në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës e akuzojnë atë se informonte kultivues dhe trafikues të drogës.

Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe dyshohet se në më shumë se një rast ka bashkëpunuar me shtetas të dyshuar për veprat penale të kultivimit, magazinimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në zonën e Sarandës dhe Delvinës.

32-vjeçari dyshohet se u jepte këtyre personave informacion mbi veprimet policore që kryheshin në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike.

Vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse ka punonjës të tjerë të Policisë të përfshirë në këtë aktivitet.

SHÇBA fton qytetarët që për çdo rast që kanë dijeni apo konstatojnë se punonjësit e Policisë e Shtetit kryejnë veprime të kundraligjshme të telefonojnë në numrin pa pagese 0800 90 90.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme