Infrastruktura jo e përshtatshme dhe komunikacioni i dendur, problematikat kryesore të sigurisë rrugore

Prishtinë | 07 Maj 2024 | 13:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur edicioni i 10-të Jubilar i Konferencës Ndërkombëtare “IA-Siguria kibernetike dhe siguria rrugore”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë konferencë është thënë se sektori i transportit dhe logjistikës është një sektor shumë i rëndësishëm dhe se ndoshta nuk po i ipet shumë rëndësi aq sa e meriton.

Besart Krasniqi nga Oda Ekonomike e Kosovës ka thënë se sektori i transportit dhe logjistikës është një sektor shumë i rëndësishëm, ndoshta nuk po ia japim shumë rëndësinë aq sa e meriton.

Ai ka theksuar se në Kosovë nuk kemi asnjë trupë apo qendër trajnuse e cila ofron profile apo kualifikime ndërkombëtare të cilat janë të nevojshme për sektorin e transportit dhe logjistikës.

 “Sektori i transportit dhe logjistikës është një sektor shumë i rëndësishëm, ndoshta nuk po ia japim shumë rëndësinë aq sa e meriton ky transport në vendin tonë. Janë ata heronjtë të cilët bëjnë ndërlidhjen e gjithë sektorëve të tjerë të cilët kanë lidhje me këtë fushë. Njëra pre sfidave u përmend edhe këtu, janë infrastruktura jo e përshtatshme ndoshta edhe një çështje tjetër ndërlidhem këtë është edhe lëvizja e punëtorëve të kompanisë dhe transporteve të logjistikës që ndoshta bëjnë që shumë kandidatë të kenë nevojë për navigim të aktivitetit të tyre të transportit. Pika tjetër është komunikacioni i dendur. Sigurisht kjo po shkakton edhe dëme apo sfidë tek sektori i transportit dhe logjistikës. U përmend edhe pika e trajnimit apo arsimit të vazhdueshëm apo certifikimit. Momentalisht në Kosovë nuk kemi asnjë trupë apo qendër trajnuse e cila ofron profilet apo kualifikimet apo certifikimet ndërkombëtare të cilat janë të nevojshme për sektorin e transportit dhe logjistikës pa qenë të nevojshme dhe të kërkueshme nga autoritetet vendore dhe veqmas nga ato ndërkombëtare”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se ky sektor është i lidhur me vendet e rajonit por edhe ndërkombëtare.

“Siguria kibernetike po vihet në pikëpyetje. Ne si Odë Ekonomike e Kosovës kemi ofru si me thënë propozime që kompanitë në Kosovë të cila i janë ofru institucioneve vendore për implementimin e mjeteve inteligjente e digjitale për trafikun në Kosovë. Kemi pasur vizita nga kompani apo akterë të ndryshëm vendorë të cilët kanë ofru lidhje të semaforëve inteligjentë, kamerave të ndryshme të cilat do të bënin lidhje direkte mes stacioneve policore apo edhe akterët tjerë apo do të bënte grumbullimin dhe qasjen në të dhëna ekzakte për secilin kandidat për aksidente të caktuara apo për shkelje tjera në trafik”, ka thënë ai.

Drejtori i “Tempullit”, Muhamed Krasniqi, theksoi se për një siguri më të madhe në trafik duhet bërë çmos për të futur në përdorim teknologji të reja, që ta bëjmë lëvizjen më të përshtatshme nëpër qytet, me kosto më efektive për qytetin ashtu edhe për përdoruesit e rrugës, po ashtu, me theks të veçantë roli i Inteligjencës Artificiale në trafik dhe transport.

“Sot kemi filluar të qëndrojmë në greminën e një epoke të re në transport, ku integrimi i Inteligjencës Artificiale në sistemet tona rrugore përditë po merr hov dhe po shton efikasitetin e shërbimeve në transport. Dekada e Veprimit për Sigurinë Rrugore 2021-2030, parashtron një plan global që na sfidon të gjithëve, synon të përgjysmoj vdekjet dhe lëndimet në trafikun rrugor deri në vitin 2030. Ky synim ambicioz na detyron të përdorim çdo mjet në dispozicionin tonë për të arritur këto objektiva dhe AI do të shquhet si një fener shprese në këtë drejtim. Ardhja e platformave inteligjente të transportit paraqet sfida të reja për sigurinë kibernetike, që duhet të integrohet në vetë strukturën e strategjive tona kombëtare të sigurisë rrugore. Transporti i Gjelbër dhe Lëvizshmëria Urbane natyrisht që kërkojnë qëndrueshmëri me veprime dhe me masa konkrete, duke patur kujdes maksimal mjedisor dhe të rrisim sigurinë e lëvizjes së qytetarëve”, ka thënë ai.

Patrik Philipp, drejtor për Certifikim dhe Standarde nga IRU Academy, duke folur rreth çështjes së zhvillimit profesional të transportuesve profesionist kosovar e cila ka stagnuar që nga vjeshta e vitit të kaluar, tha se përmes kësaj konference, janë bashkuar përpjekjet e të gjithëve për të kapërcyer këto pengesa dhe për të krijuar një rrugë drejt një të ardhme më të ndritshme dhe më gjithëpërfshirëse edhe për transportuesit kosovar.

Të ngjashme