Deputeti nga Iniciativa Rome, Fadil Gashi ka thënë se takimi me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin ka qenë konstruktiv dhe së bashku do të punojnë për zhvillim, raporton Ekonomia Online.
Ai nuk ka treguar nëse i ka dhënë mbështetje Kurtit për formimin e Qeverisë, por ka thënë se bisedimet do të vazhdojnë.
“Ka qenë takim konstruktiv dhe së bashku do të punojmë për program zhvillimi. Do të vazhdojmë bisedimet për qeverinë”, tha ai.
Kurti e Osmani për tri ditë ka zhvilluar takime me partitë parlamentare për formimin e institucioneve.