Andres Iniesta ka thënë se nëse nuk do të ketë lëndime, atëherë do të luajë te Barcelona edhe për dy vite në formacionin bazë.
Mesfushori është në sezonin më të vështirë prej karrierës së tij.
“Nuk e kam ndërmend të përballen me klubin tim, në asnjë skenar nuk e mendoj këtë”.
“Shumë gjëra i kam në kokë, të ndryshime me njëra-tjetrën. Duhet të merren disa vendime”.
“Më i rëndësishmi për karrierën time është se unë tashmë jam në një moshë dhe disa dyer mbyllen e disa të tjera hapën’.
“Nuk ka të bëjë me dashurinë, por se sa unë jam i gatshëm të kontribuoj”.
“Nëse lëndimet më respektojnë, atëherë e shoh vetën si pjesë të formacionit bazë të Barcelonës edhe për dy vite”.
Një endim i vështirë duhet të merret dhe Iniesta e di që këto gjëra nuk duhet të lihen për në fund.
“Nëse largohem, do të jetë pasi unë mund të jap 100 për qind si lojtar për klubin.
Ai ka thënë se Kampionati Botëror që mbahet në Rusi me shumë gjasë do të jetë hera e fundit që ai e vesh fanellën e Spanjës, me të cilën fitoi gjithçka.