Inter është interesuar për situatën e mesfushorit Andres Iniesta në Barcelonë, kontrata e të cilit skadon në verë të vitit 2018, sipas Gazzetta.
Drejtori sportiv i klubit italian, Piero Ausilio, është takuar me Ariedo Braida-n për drekë në mbrëmjen e së hënës dhe kanë diskutuar për Iniestën.
Ausilio po ashtu ka pyetur edhe për një tjetër lojtar të katalunasve, përkatësisht për Aleix Vidal, ndonëse caku primar i bardh e kaltërve në mesfushë është Borja Valero.