Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka thënë se ka në plan të mos e përfundojë karrierën te klubi katalonas.
Iniesta mbetet pa kontratë në fund të sezonit të ardhshëm dhe së fundmi kanë nisur të qarkullojnë raportimet se ai po kërkohet edhe nga Juventusi.
“Gjithmonë ekziston mundësia që të mos e përfundoj karrierën te Barcelona. Nuk po them asgjë për rinovim të kontratës, por thjesht duhet të vlerësoj situatën në bazë të performancave të këtij sezoni. Sapo të analizohet, do të vendos”, është shprehur ai për “RAC1”.