INPO renditë pakënaqësitë e qytetarëve të Ferizajt

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 15:28 | Nga

Organizata Jo-Qeveritare INPO sot përmes njëkonerence ka publikuar raportin e Indeksit të kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Ferizaj.

Indeksi është dizajnuar të bëjë vlerësimin e kënaqshmërisë me shërbimet komunale të cilat ofrohen nga komuna bazuar në kompetenca vetanake. Indeksi ka bërë matjen e 15 lloje të ndryshme të shërbimeve komunale, si dhe matjen e kënaqshmërsië së qytetarëve me pushtetin lokal duke i pyetur qytetarët për nivelin e kënaqshmërisë së tyre me punën e Kryetarit, Kuvendit Komunal dhe Drejtorive Komunale.

Të dhënat e daluara nga anketa, përfaqësojnë mendimet e qytetarëve të moshës 18 vjeç e më shumë, gra dhe burra, të cilët janë intervistuar përgjatë muajit prill 2018, në zonat urbane dhe rurale të Ferizajt.
Të dhënat tregojnë se shërbimet shëndetësore, cilësia e ujit të pijshëm, planifikimi urban dhe rural, parkingjet publike dhe trotuaret, hapësirat gjelbëruese, mirëmbajtja rrugëve, aktivitetet sportive dhe rinore, dominojnë në listën e pakënaqësive të qytetarëve, të dhëna këto të cilat janë të përafërta me të dhëna te Indeksit paraprak.

Ndërsa, shërbimet të cilat janë vlerësuar të kënaqshme nga qytetarët përfshijnë shërbimet administrative;ndriqimin publik; numrin e parqeve dhe shesheve; ujin e pijeshëm; grumbullimin e mbeturinave; kanalizimi dhe aktivitetet kulturore të organizuara nga komuna.

Dallimi mes qytetarëve të kënaqur dhe të pakënaqur me të gjitha shërbimet komunale në Ferizaj është simbolik. Mesatarja aritmetike e kënaqshmërisë për gjitha shërbimet komunale në Ferizaj është 35.11%,ndërsa e pakënaqshmërisë 35.48%. 18.57% e qytetarëve kanë vlerësim neutral.

Të dhënat tregojnë se qytetarët kanë vlerësime të ndryshme sa i përket performancës së organeve komunale. Të kënaqur apo shumë të kënaqur me punën e kryetarit të komunës prej kur e ka filluar mandatin janë 47.75% e qytetarëve kundrejt 16.66% e atyre që janë të pakënaqur apo shumë të pakënaqur. Pak më shumë se gjysma e qytetarëve të kënaqur apo shumë të kënaqur me punën e kryetarit jetojnë në zona rurale, respektivisht, 51.65%. Vlerësim negativ kanë dhënë qytetarët për punën e drejtorive komunale. 27.93% e tyre janë të pakënaqur apo shumë të pakënaqur, ndërkaq vetëm 22.93% e qytetarëve janë të kënaqur apo shumë të kënaqur me punën e drejtorive.

Ndërsa, nuk ka dallim mes qytetarëve të kënaqur dhe atyre të pakënaqur me punën e kuvendit komunal. 27.48% e qytetarëve janë shprehur të kënaqur apo shumë të kënaqur dhe 27.47% janë shprehur të pakënaqur apo shumë të pakënaqur. Rreth 20% e qytetarëve ndjehen as të kënaqur as të pakënaqur për punën e organeve komunale.

Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të organeve komunale, përfaqësues të ndërmarrjeve publike komunale, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe medieve, të cilët vlerësuan lartë punën e organizatës INPO dhe u pajtuan më të gjitha rezultatet e Indeksit.

Drejtorë të drejtorive komunale dhe përfaqësues të kuvendit komunal u shprehën se ky Indeks do të ju shërbej si udhërrëfyes gjatë punës së tyre, në mënyrë që angazhimi i tyre publik të orientohet drejt përmirësimit dhe ofrimit të shërbimeve më të mira publike komunale. Tutje,u tha që të dhënat e këtij hulumtimi në mënyrë të veçantë do t’i shëbejnë kryetarit të komunës, pasi që nëpërmjet këtij raporti mund të vërehen dukshëm nevojat dhe paknaqësitë e qytetarëve dhe se në bazë të këtij raporti do të ishte më i lehtë procesi i planifikimit dhe prioritizimit të investimeve për përmirësimin e shërbimeve komunale.

“Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme