Insigne shënoi një supergol ndaj Legias, reagimi i Osimhen i thotë të gjitha

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne ka shënuar një gol të bukur në fitoren e ekipit të tij në Ligën e Evropës ndaj Legia Warsawas.

Napoli ka fituar me rezultat të pastër 3-0 në shtëpi ndaj Legia Warsawas në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin C në Ligën e Evropës.

Golat në këtë fitore të napolitanëve u shënuan nga Lorenzo Insigne (76’), Victor Osimhen (80’) dhe Matteo Politano (90+).

Megjithatë, goli i parë ka vjedhur gjithë vëmendjen dhe festën për shkakun së zhbllokoi rezultatin vonë dhe u shënua nga kapiteni.

Por, kjo nuk ishte e vetmja pasi Insigne shënoi një supergol kur i dha ekipit të tij epërsinë 1-0.

Insigne u tregua i pamëshirshëm me një gjuajtje mahnitëse nga brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.

Se goli i italianit ishte i bukur këtë e tregon edhe reagimi i bashkëlojtarit të tij Osimhen.

Të ngjashme