Inspektohen punimet e asfaltimit të rrugës në Gaçkë të Epërme

Ferizaj | 08 Qer 2018 | 16:57 | Nga

Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, kanë inspektuar punimet në projektin e asfaltimit të rrugës në fshatin Gaçkë të Epërme, projekt ky i ndarë në dy faza për t’u realizuar në një periudhë trevjeçare.

Kryetari i Komunës, Agim Aliu pa nga afër punimet që janë zhvilluar deri më tani, me ç ‘rast nga operatorët e kontraktuar për këtë projekt mori vlerësimet e ecurisë dhe dinamikës për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor për këtë zonë.

“Investimi në këtë zonë do të mundësoj që të rritet vlera e pronës dhe lidhja e këtij fshati me fshatrat tjerë përrreth si një arterie e rëndësishme infrastrukturore, që parandalon shpërnguljen e banorëve të kësaj zonë si dhe mundëson një kualitet të ri në jetën e banorëve të këtij fshati. Është një projekt i rëndësisë së veçantë që po zhvillojmë. Pashë nga afër ecurinë e punimeve dhe po e ri përsëris së jam i vendosur që të realizojmë secilin projekt infrastrukturor sipas standardeve më të larta” tha Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Ky projekt parasheh asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave në një gjatësi totale prej afro 4,5 kilometra me një kosto prej 345,739.58€ të ndara në dy faza të realizimit si dhe muri mbrojtës që po ndërtohet përskaj kësaj rruge.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme