Inspektorati i Arsimit nis procedurat për padi ndaj UP-së

Prishtinë | 24 Gus 2017 | 07:59 | Nga

Dy ankesa të deponuara, njëra në muajin maj e tjetra në korrik në Inspektoratin e Arsimit nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) kanë bërë që ndaj UP-së të përgatitet padi, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo pasi që, siç mëson gazeta, zyrtarë të Rektoratit të UP-së nuk kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë me Inspektoratin rreth trajtimit të këtyre ankesave, ndërkaq afati ligjor për trajtim të tyre ka kaluar.

Ankesat lidheshin me zgjedhjen e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës në konkursin e fundit, ndërsa padia është iniciuar nga Inspektorati i Arsimit.

Të ngjashme