Inspektorati i MINT largon nga tregu punime nga metalet e çmuara, që janë shitur në kundërshtim me ligjin.
Inspektorati i Tregut në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), gjatë muajit.
Dhjetor 2021 ka inspektuar disa Operator Ekonomik të cilët merren me tregtinë e punimeve nga metalet e çmuara (Ari dhe Argjendi).
Me këtë rast Inspektorati i Tregut i MINT, ka larguar nga tregu një numër të konsiderueshëm të punimeve nga metalet e çmuara, të cilat janë vendosur në treg për konsumator në kundërshtim me dispozitat e Ligjit Nr.04/L-154 Për Punimet nga Metalet e Çmuara. Operatorët Ekonomik para vendosjes në treg të punimeve nga metalet e çmuara, kanë për obligim që punimet të kontrollojnë dhe të shënojnë me shenjën e harmonizimit (e cila vërteton saktësinë e pastërtisë së punimit nga metali i çmuar). Shenja e harmonizmit vendoset në Laboratorin e Punimeve nga Metalet e Çmuara në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës/MINT. Inspektorati i Tregut do të vazhdojë inspektimet në bashkëpunim me Doganën e Republikës së Kosovës, derisa të sigurohemi që të gjithë Operatorët Ekonomik të cilët merren me tregtimin e Punimeve nga Metalet e Çmuara, janë duke respektuar dispozitat ligjore në fuqi.
Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje konsumatorëve që gjatë blerjes së punimeve nga metalet e çmuara (Ari dhe Argjendi), të kërkojnë nga Operatori Ekonomik të dëshmojë që punimet janë të shënuara me shenjën e harmonizimit. Në rast se punimi nga metali i çmuar nuk është i shënuar,
luten konsumatorët të refuzojnë blerjet dhe të njoftojnë inspektoratin e tregut në MINT.
Inspektorati i Tregut, ka iniciuar kërkesat për fillimin e procedurës kundërvajtëse pranë Gjykatës
Themelore në Prishtinë, për Operatorët Ekonomik dhe pritet që këto lëndë të trajtohet konform dispozitave ligjore në fuqi. MINT dhe Inspektorati i Tregut janë të përkushtuar përherë për mbrojtjen e konsumatorëve dhe
konkurrencës të drejtë në treg.