Inspektorati Policor shënon 17-vjetorin, themelohet Forumi Rajonal i Agjencive Mbikëqyrëse Policore

Hajvali | 03 Kor 2023 | 10:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Inspektorati Policor i Kosovës ka mbajtur ceremoni me rastin e përvjetorit të 17-të, raporton Ekonomia Online. Me këtë rast u bë edhe nënshkrimi i Deklaratës për themelimin e Forumit Rajonal të Agjencive Mbikëqyrëse Policore.

Kreu i IPK-së, Kushtrim Hodaj tha se themelimi i Forumit Rajonal  vjen pas konferencës rajonale së mbajtur në Prizren ku një prej konkluzioneve ishte ai për themelimin e forumit të përbashkët të agjencive të mbikëqyrjes/kontrollit policor të Republikës së Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“Falënderim i veçantë për ShBA-në për mbështetjen e vazhdueshme, në trajnime e mbështetje me pajisje. Kemi luftuar korrupsionin në Polici në tri pikat kufitare dhe jo vetëm. Bashkëpunojmë me Prokurorinë, AKI-në, Avokati i Popullit, Agjencinë Kundër korrupsion dhe institucione që kanë synim fuqizimin e sistemit”.

“Bashkëpunim kemi edhe me shtet e rajonit. Në maj të këtij viti mbajtëm konferencë rajonale, prandaj sot është një ditë e veçantë sepse do të nënshkruajmë Deklaratën për themelimin e Forumit Rajonal të Agjencive Mbikëqyrëse Policore. Do të shërbejmë për shkëmbim të informacioneve”.

Shefja e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Jeta Tela-Shema tha se institucionet duhet që të bashkëpunojnë vazhdimisht për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“IPK në vizionin e ministrisë zë një vend të jashtëzakonshëm. Prioritetet për të luftuat krimin e organizuar është vështirë e realizueshme pa policinë. Gjithë këto vite, falë edhe mbështetjes të bashkëpunëtorëve tanë, IPK është angazhuar për policinë me integritet karshi qytetarëve tanë”.

Themelimi i Forumit Rajonal vjen pas konferencës rajonale së mbajtur në Prizren këtë vit ku një prej konkluzioneve ishte ai për themelimin e forumit të përbashkët të agjencive të mbikëqyrjes/kontrollit policor të Republikës së Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Gjithashtu, me rastin e shënimit të këtij përvjetori, IPK në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ka organizuar edhe dhurimin vullnetar të gjakut nga punonjësit e IPK-së .

Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe përkushtimin e treguar ndër vite, IPK ndau mirënjohje dhe medalje për disa punonjës të saj.

IPK u themelua në vitin 2006 si një mekanizëm i pavarur i mbikëqyrjes së Policisë me dy funksione kryesore: inspektimi i mënyrës së kryerjes së detyrave nga ana e Policisë në lidhje me efektshmërinë dhe zbatueshmërinë e ligjeve në fuqi dhe hetimin e të gjitha ankesave për sjellje të policëve pa dallim grade.

Gjithashtu, me rastin e shënimit të këtij përvjetori, IPK në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ka organizuar edhe dhurimin vullnetar të gjakut nga punonjësit e IPK-së.

Të ngjashme