Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka inspektuar mishtoret në Prizren, ku ka konfiskuar një sasi të mishit që nuk ka plotësuar kushtet për tregtim.
Zëdhënësi i AUV’it, Lamir Thaçi, ka deklaruar për Express se mishi që është konfiskuar sot, do të asgjësohet gjatë ditëve në vazhdim.
“Në një koordinim të plotë të inspektorëve veterinarë të AUV-së dhe inspektorëve lokal të komunës se Prizrenit u inspektuan të gjitha mishtoret ne ketë qyetet. Ne secilin rast ku inspektorët hasen në mish dhe produkte mishi pa dokumentacion, i njëjti u ndalua për qarkullim (konfiskua) dhe do të asgjësohet ne ditët ne vazhdim”, ka deklaruar ai.
Thaçi bëri të ditur se nga aksioni i sotëm janë konfiskuar 765 kilogramë mish.
“Nga ky aksion ka rezultuar me konfiskim të një sasi prej 765 kg mish dhe nënprodukte mishi ( mish i freskët, mish i ndarë mekanikisht, mish ne faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte, etj) t; cilat nuk i plotësonin kushtet për tregtim”, deklaroi Thaçi.
Ai tha se në një mishtore është hasur mish pa origjinë dhe pa dokumentacion.
“Kushtet teknike sanitare të mishtoreve në nivel të përgjithshëm ishin të mira. Në disa raste janë dhënë̈ vërejtje për përmirësim brenda afateve kohore. Të gjitha mishtoret ishin të regjistruara pranë AUV-it. Furnizimi me mish kryesisht ishte nga thertore të licencuara, posedonin dokumentacion për origjinën e mishit. Tek një mishtore është hasur mish pa origjinë pa dokumentacion, dhe e gjitha sasia është ndaluar për qarkullim deri në asgjësim”, ka treguar Thaçi.