Inspektorët komunalë të Shtimes në bashkëpunim me Policinë Hetuese të Kosovës këto ditë kanë zhvilluar një aksion të gjerë në disa fusha, shkruan sot “Koha Ditore”.
Një ndër aksionet e tyre ka rezultuar me mbylljen e dy lokaleve më të mëdha të lojërave të fatit në këtë qytezë për shkak të funksionimit të tyre pa leje dhe u janë konfiskuar të gjitha aparaturat elektronike.
Sipas zyrtarëve komunalë të Shtimes, aparaturat e këtyre kazinove nuk kanë figuruar si të regjistruara në Administratën Tatimore të Kosovës, ndërkaq ndaj pronarëve të këtyre bizneseve janë ngritur procedura të rregullta gjyqësore.