Institucionet duhet të punojnë më shumë me personat e dënuar për terrorizëm dhe familjet e tyre

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 11:21 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) ka promovuar projektin “Me demokraci pjesëmarrëse për një Kosovë pa radikalizëm”. Në këtë takim ishte ftuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, por që nuk ishte i pranishëm.

Lulzim Fushtica, Koordinator Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit, tha se institucionet duhet të punojnë më shumë me personat që dalin nga burgu dhe familjet e tyre, në mënyrë që atat të riintegrohen në shoqëri, raporton Ekonomia Online.

“Duhet të punohet në shumë me personat që dalin nga burgu dhe familjet e tyre. Është sfiduese dhe duhet një qasje tjetër e institucioneve, por duhet të iu dalim në ndihmë edhe shoqërisë civile me kapacitetet të tyre që kanë dhe eksperiencën që kanë të na ndihmojnë edhe ne që ky proces të jetë më i suksesshëm”, tha Fushtica.

Drejtori ekzekutiv i ATRC, Kushtrim Kaloshi tha se konzerciumi në fjalë ka për synim promovimin e angazhimit dhe aktivizimit qytetarë në funksion të ndërtimit të një shoqërie të mirë informuar, të gatshme për të reaguar dhe kontribuar drejt zvogëlimit të motiveve dhe nxitjeve për radikalizëm që mund të shpien në ekstremizëm të dhunshëm.

“Përgjatë 3 viteve të ardhshme konzorciumi do të zhvilloj një seri aktivitetesh në 5 regjione të Kosovës, nga Prishtina, Prizren, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë duke targetuar dy grupe të veçanta, të kthyerit, të burgosurit dhe familjet e tyre dhe të rinjtë e moshave 15-30 vjeç”, tha Kaloshi.

“Konzurciumi përmes qasjes së përdorur do të ngrisë vetëdijesimin e rinisë dhe do angazhoj lider të ri potencial në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm përbrenda komuniteteve të tyre do të ngrisë llogaridhënien institucionale dhe angazhimin e  komunitetit përmes fuqizimit të rinisë në politikë-bërje të orientuar kah ekstremizmi i dhunshëm”, shtoi Kaloshi.

Të ngjashme