Afro katër vjet kanë kaluar qëkur prokurorët vendorë kanë filluar të trajtojnë dyshimet për shpërdorim të detyrës zyrtare nga ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh.
Mirëpo, që nga ajo kohë e deri më tani ky rast nuk ka mundur të hetohet pasi vazhdon të jetë pengesë çështja e imunitetit. Edhe pse institucionet kosovare qysh në fillim patën kërkuar heqjen e imunitetit nga Bashkimi Evropian (BE), një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Tani, siç ka mësuar “Koha Ditore”, Prokuroria Themelore e Prishtinës u është drejtuar sërish autoriteteve të BE-së pikërisht për këtë çështje, në mënyrë që të vazhdojnë hetimet.