Ekonomia Online
FUNDIT

Instituti KLGI me shtrirje të programeve në Jordani dhe rajon

Instituti KLGI me shtrirje të programeve në Jordani dhe rajon

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) përmes marrëveshjes së bashkëpunimit me Qendrën Al-Hayat, kanë lansuar programin Akademia për Qeverisje Lokale – LGA në Jordani, me ç’rast është prezantuar kurrikula dhe impakti i programit LGA në fushën e qeverisjes lokale. Shtrirja e programit në Jordani ka për qëllim avancimin e zyrtarëve komunal, forcimin e komuniteteve lokale, […]

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) përmes marrëveshjes së bashkëpunimit me Qendrën Al-Hayat, kanë lansuar programin Akademia për Qeverisje Lokale – LGA në Jordani, me ç’rast është prezantuar kurrikula dhe impakti i programit LGA në fushën e qeverisjes lokale.

Shtrirja e programit në Jordani ka për qëllim avancimin e zyrtarëve komunal, forcimin e komuniteteve lokale, bashkëpunimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në Jordani. Andaj, përmes këtij programi, KLGI dhe Al-Hayat synojnë të adresojnë politikat dhe praktikat e avancuara të qeverisjes lokale, duke ndërtuar edhe rrjete profesionale me akterë lokal.

LGA është program i Institutit KLGI, që tani përmes partnerëve, përveç Jordanisë, po gjen shtrirje në rajon (Ballkanin Perëndimor) dhe më gjerë. LGA është program i avancuar i trajnimit që targeton zyrtarët e qeverisjes lokale, ministritë e linjës dhe akterët e shoqërisë civile.

Në zbatim, janë pjesë personalitetet akademike, specialist të qeverisjes lokale dhe akter të qeverisjes lokale. Trajnimi përfshin ligjërata, sesione trajnimi, shkëmbim përvojash, work-shope dhe diskutime në interes të aktorëve lokal – si rrjeti më i madh i anëtarëve të qeverisjes lokale.

Të ngjashme