Instituti Sizmologjik jep detaje rreth tërmetit, cila ishte fuqia dhe epiqendra

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 04:56 | Nga Ekonomia Online

Sot në orët e mëngjesit Shqipëria është goditur me disa tërmete deri në 6.3 shkallë të Rihterit. Epiqendra e tërmetit ka qenë 12 km juglindje të Durrësit, ka bërë të ditur Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës.

Tërmeti është ndjerë edhe në Kosovë e rajon.

“Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 26/11/2019 në ora 03:54 sipas kohës lokale, Shqipëria është goditur nga disa tërmete me magnitude 3.1-6.3 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet V-IX ballë të Merkalit”, ka thënë Mustafa, raportom Ekonomia Online.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 12 km Juglindje të Durrësit, respektivisht në koordinatat: 41.40 (latituda) dhe 19.43 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 12 km.

Të ngjashme